Të vënë në sprovë pas katër vite masa shtrënguese që mundësuan nxjerrjen e vendit nordik nga rutina, finlandezët votojnë sot për të rizgjedhur koalicionin e qendrës së djathtë ose social-demokratët, favoritë përballë një avancimi të pritshëm të ekstremit të djathtë.
Qendrat e votimit u hapës rreth orës 09:00 sipas asaj lokale.
Rreth një milionë e gjysmë votues, ose më shumë se një e treta e tyre kanë votuar ndërkohë në sajë të votimit të parakohshëm.
Kandidati social-demokrat Antti Rinne ka siguruar për momentin një avancim të lehtë ndaj Finlandezëve të Vërtetë (ekstremi i djathtë) dhe partisë së koalicionit kombëtar (e djathta) ose me nje rezultat shumë të ngushtë sipas sondazheve të fundit, transmeton atsh.
Asnjë parti nuk arrin të kalojë pragun e 20% të votave fituese, një situatë e pazakontë që mund t’a bëjë të vështirë negocimin për formimin e një qeverie.
E djathta dhe e majta shprehen se nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me ekstremin e djathtë, por duke të lënë të hapur mundësinë e negociatave me Finlandezët e Vërtetë
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Vazhdon numërimi i votave me postë
-
Qeveria pro-Perëndim e Armenisë fiton zgjedhjet parlamentare
-
Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
-
Armenët votojnë nën presionin rus që synon ta parandalojë zhvendosjen e vendit drejt Perëndimit