Ambasada e Rusisë në Kiev ka filluar të evakuojë diplomatët nga Ukraina.
Agjencia ruse e lajmeve TASS ka konfirmuar evakuimin. Evakuimi vjen një ditë pasi Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar të vendimin për të larguar stafin diplomatik nga Ukraina.
Zëdhënësja e MPJ-së së Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se kjo është për shkak të sulmeve të shumta në misionet diplomatike nëpër Ukrainë dhe veprimeve agresive kundër diplomatëve rusë.
TASS ka bërë të ditur se evakuimi ka nisur tashmë.
Të hënën Rusia ka vendosur t’i njohë si të pavarura Donetzkun dhe Luhanskun, dy rajone separatiste të Ukrainës të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Po ashtu të martën deputetët në Moskë aprovuan kërkesën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ta përdorë ushtrinë jashtë vendit.
-
Rusia tërheq stafin diplomatik nga Ukraina
-
SHBA-ja do të evakuojë ambasadën në Ukrainë për shkak të frikës nga Rusia
-
SHBA-ja urdhëron largimin e familjeve të zyrtarëve të saj në Ukrainë
-
Rritet shqetësimi për luftë, Rusia po evakuon diplomatët e saj nga Ukraina
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë