Mos u sill keq. Mos u ulni në dysheme. Mos e ndani ushqimin. Mos përdorni emra përkëdhelës. Dhe është mirë të mos qani. Nëse iu përmbaheni këtyre rregullave, do të kaloni më mirë.
Në ora nëntë fiken dritat dhe është mirë që t’i mbyllni menjëherë sytë. Në mure janë rregullat e shkruara që specifikojnë se duhet të pastroni banjat dhe nevojtoret. Në mëngjes është mirë të lani sytë dhe të prisni në radhë për të ngrënë mëngjesin, shkruan sot "Koha Ditore".
“Duhet të jeni në vijë për gjithçka”, kujton Leticia, një vajzë nga Guatemala.
E vogël, e imët, flokëgjata Leticia ishte ndarë nga nëna pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin në fund të majit. Ajo ishte vendosur në një strehimore në Teksasin Jugor – një prej më shumë se njëqind qendrave të kontraktuara nga Qeveria për fëmijët e ndarë nga prindërit në mbarë vendin. Këto qendra janë të rezervuara për fëmijë si puna e Leticias dhjetë vjeçe dhe vëllait Walter dhjetë vjeç.
Mos prek!
Edhe
“Eja dhe shiko çfarë po u ndodh foshnjave dhe fëmijëve tanë”
Në listën e kësaj qendre për gjërat e ndaluara përfshihet edhe kjo: Mos e prekni asnjë fëmijë tjetër, qoftë ai edhe vëllai ose motra juaj më e vogël.
Leticia nuk kishte shpresuar as për ndonjë përqafim vëllait më të vogël. Por i kishin thënë prerazi drejtuesit e qendrës: “Nuk mund as ta përqafosh”, kujton ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)