Bankomatet në të gjithë botën ndodhen përball një kërcënimi hakerash dhe pritet që miliona para të zhduken nga llogaritë. Paralajmërimi është dhënë nga FBI-ja në një lidhje të besueshme me bankat dhe është publikuar nga eksperti Brian Krebs.
Sipas FBI-së, paralajmërimi u është dërguar bankave ndërkombëtare të premten duke thënë se hakerët po përgatisin një sulm masiv në bankomatet (ATM) botërore në ditët në vijim. Raporti thotë që FBI-ja ka mbledhur prova që tregojnë se hakerët po planifikojnë të nisin një mashtrim global në ATM, shkruan ScanTV.
Analistët kanë paralajmëruar bankierët të ngrënë një skemë të koordinuar mirë globale të quajtur “ATM-cash out”. Mesa duket kriminelët e internetit po planifikojnë të vjedhin procesorin brenda ATM-së dhe të përdorin “klon kartela” në ATM-të në mbarë botën duke vjedhur miliona para brenda disa orëve.
Më të prekura do të jenë bankat e vogla, të cilat nuk i kanë pajisjet të rregulluara sipas standardeve më të fundit të sigurisë.