Në fazën e tretë, operacionet e IDF-së në Gazën veriore do të përfshijnë “bastisje, shkatërrim të tuneleve terroriste, aktivitete ajrore dhe tokësore dhe operacione speciale”, sipas Gallantit. “Kjo fazë do të jetë më pak intensive, por do të marrë më shumë kohë”, ka theksuar për CNN Yohanan Plesner, president i Institutit të Demokracisë së Izraelit dhe ish-anëtar i Knessetit për partinë Kadima. Nëse objektivi më realist është dobësimi i aftësive luftarake të Hamasit, shumë analistë thonë se është bërë pak punë rreth kësaj në tre muajt e fundit
Tre muaj më parë, duke folur me qytetarët e tronditur nga një ditë e tmerrshme sulmesh nga Hamasi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një premtim.
“Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) - do të përdorin menjëherë të gjitha forcat për të shkatërruar aftësitë e Hamasit”, kishte thënë Netanyahu. “Ne do t'i shkatërrojmë ata”, kishte premtuar ai.
Tani, Forcat Mbrojtëse të Izraelit po kalojnë në fazën e re të luftës së saj kundër Hamasit në Gaza – dhe ka shenja që edhe objektivat e saj po ndryshojnë.
“Të dhënat nuk janë shumë të mira rreth fushatave ushtarake që kërkojnë të zhdukin lëvizjet politike ushtarake që janë të rrënjosura thellë”, ka thënë për CNN Bilal Y. Saab, bashkëpunëtor në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Chatham House.
“Udhëheqja e IDF-së e kupton shumë mirë se më e shumta që mund të bëjnë është të degradojnë rëndë aftësitë ushtarake të Hamasit”, ka thënë Saab.
Edhe
Netanyahu: Izraeli s'e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin
Izraeli ka pasur disa suksese në këtë drejtim; forcat e saj pretendojnë se kanë vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, duke përfshirë disa anëtarë të rangut të lartë dhe kanë rrënuar disa pjesë të rrjetit të gjerë të tuneleve të grupit nën enklavë.
Por sfidat mbeten dhe një fund loje është larg nga horizonti. Pak vende në luftë vendosin afate. Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar për luftë të gjatë që mund të shtrihet gjatë gjithë vitit 2024 dhe më tej.
Ajo do të zhvillohet para syve të komunitetit ndërkombëtar që është gjithnjë e më i tronditur nga kriza e jashtëzakonshme humanitare dhe vdekjet e njëpasnjëshme të civilëve në Gaza.
Dhe teksa presioni ndërkombëtar rritet, po ashtu edhe shqetësimi i brendshëm ndaj Netanyahut – kryeministër i sfiduar, por i dhënë pas fitoreve të dobëta.
“Ka një garë me kohën”, ka sqaruar Saab, duke përshkruar pyetjet kryesore me të cilat përballet udhëheqja e Izraelit. “Me çfarë çmimi do të vijë ky sukses taktik dhe sa kohë u duhet izraelitëve për ta arritur atë sukses taktik pa vuajtur nga zemërimi më i madh ndërkombëtar?”.
“Qasja e re luftarake”
Shkatërrimi i Hamasit – qëllimi që Netanyahu shpalli më 7 tetor – ishte i lartë, i pakapshëm dhe, sipas shumë analistëve, i pamundur.
“Ky lloj misioni nuk mund të përfundojë - ne e kemi parë atë të dështojë gjatë viteve shumë herë”, ka theksuar Saab.
Ndikimi i Hamasit shtrihet shumë përtej Gazës, që do të thotë se një humbje totale e grupit është të paktën shumë ambicioze për Izraelin, nëse mund të arrihet fare.
Në një fjalim për përvjetorin e sulmeve, Netanyahu përsëriti qëllimet e tij për konfliktin: “Për ta eliminuar Hamasin, për të kthyer pengjet tona dhe për të siguruar që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin”.
Por mbetet e paqartë nëse udhëheqja e IDF-së e vendos eliminimin e Hamasit në krye të prioriteteve. Shefi i inteligjencës IDF, gjeneralmajor Aharon Haliva, la jashtë shkatërrimin e Hamasit kur renditi qëllimet ushtarake në një fjalim.
Dhe gjithashtu të enjten, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shpalosi planet për fazën tjetër të luftës në Gazë, duke theksuar një qasje të re luftarake në veri dhe një fokus të qëndrueshëm në shënjestrimin e liderëve të Hamasit që dyshohet se janë të pranishëm në territorin jugor të enklavës.
Në fazën e tretë, operacionet e IDF-së në Gazën veriore do të përfshijnë “bastisje, shkatërrim të tuneleve terroriste, aktivitete ajrore dhe tokësore, si dhe operacione speciale”, sipas Gallantit.
“Kjo fazë do të jetë më pak intensive, por do të marrë më shumë kohë”, ka theksuar për CNN Yohanan Plesner, president i Institutit të Demokracisë së Izraelit dhe ish-anëtar i Knesset për partinë Kadima. Nëse objektivi më real është dobësimi i aftësive luftarake të Hamasit, shumë analistë thonë se është bërë pak punë rreth kësaj në tre muajt e fundit.
“Përkufizimi i suksesit nuk do të jetë kapja apo vrasja e të gjithë operativëve të Hamasit, por siguria që Hamasi të mos mundë të qeverisë më efektivisht Rripin e Gazës”, ka shpjeguar Plesner. “Hamasi është i organizuar si ushtri, me qendra komandimi dhe kontrolli, regjimente dhe brigada. Kjo strukturë komanduese po sfidohet dhe çmontohet seriozisht”.
Edhe
Izraeli po planifikon edhe të paktën tri javë të tjera sulme ndaj Iranit
Duke iu drejtuar gazetarëve në Tel Aviv, Netanyahu ka thënë javën e kaluar se ushtria izraelite “po lufton me forcë dhe sisteme të reja mbi dhe nën tokë” dhe pretendoi se kishte vrarë 8 mijë luftëtarë të Hamasit në Gazë, sipas Radio Army.
CNN-ja nuk mund ta verifikojë këtë shifër. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gazë thotë se më shumë se 23 mijë njerëz janë vrarë në territor që nga fillimi i luftës. Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por si ministria në Gazë ashtu edhe homologia e saj në Bregun e pushtuar Perëndimor sugjerojnë se afërsisht 70% e të vrarëve ose të plagosurve janë gra dhe fëmijë.
Izraeli pretendonte se Hamasi kishte rreth 30 mijë luftëtarë në Gaza përpara se të fillonte lufta më 7 tetor, kanë bërë të ditur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për CNN në dhjetor. Luftëtarët u ndanë në pesë brigada, 24 batalione dhe afërsisht 140 kompani, ka theksuar IDF për CNN-në, secila me aftësi duke përfshirë raketa antitank, snajperë dhe grupe raketash.
“Gjuetia” ndaj Hamasit
Izraeli ka pretenduar gjithashtu njëfarë suksesi në shënjestrimin e boshteve të tunelit të Hamasit, kompleks jashtëzakonisht i vështirë për t’u depërtuar nga trupat e IDF-së. IDF-ja publikoi një video këtë javë, e cila shfaq shembjen e një tuneli nën Spitalin Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në Gazë.
Muajin e kaluar, ajo publikoi video që sipas IDF-së tregonin një rrjet tunelesh që lidhen me rezidencat dhe zyrat e udhëheqjes së lartë të Hamasit, duke përfshirë Ismail Haniyehun, Yahya Sinwarin dhe Muhammad Deifin.
Mirëpo, qëllimi më i madh për të gjetur dhe vrarë udhëheqësit më të rëndësishëm të Hamasit në Gazë i ka shpëtuar Izraelit deri më sot.
“Këtu inteligjenca shkëlqen”, ka theksuar Saab. Gallant dhe zyrtarë të tjerë kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e përpjekjeve të tyre për të eliminuar komandantët e lartë të Hamasit, me ministrin e Mbrojtjes që u zotua në fund të dhjetorit se Sinwar do të “takonte së shpejti tytat e armëve tona”.
Një figurë e kamotshme në grupin palestinez islamik, Sinwar ishte përgjegjës për ndërtimin e krahut ushtarak të Hamasit përpara se të krijonte lidhje të reja të rëndësishme me fuqitë rajonale arabe si udhëheqës civil dhe politik i grupit.
“Organizatat si këto zëvendësojnë komandantët shumë lehtë. Unë nuk mendoj se dikush është i pazëvendësueshëm në Hamas”, ka thënë Saab. “Por nëse hiqni kokat simbolike të organizatës, kush e di nëse kjo mund të ketë efekt, veçanërisht me njerëzit që kanë përgjegjësi ushtarake”.
Duket e pamundur që faza e re e luftës së Izraelit të sjellë lehtësim për palestinezët e bllokuar në Gazë, ku kriza humanitare është rritur në nivele të jashtëzakonshme.
Por Netanyahu mund të ketë më shumë gjasa të përkulet përballë presionit të brendshëm, i cili është rritur veçanërisht për shkak të robërisë së vazhdueshme të më shumë se 100 pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor.
Izraeli pretendon se 25 pengje janë të vdekur dhe ende mbahen në Gaza, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu për CNN. Sipas saj, 107 pengje nga sulmi i Hamasit vitin e kaluar mendohet se janë ende gjallë.
Kthimi i atyre pengjeve mbetet një synim në fazën e re të luftës, por dështimi për të arritur do të intensifikonte presionin politik mbi një udhëheqës vendimtar, popullariteti i të cilit në mesin e izraelitëve ka rënë vetëm që nga 7 tetori.
Edhe
Ish-ndihmësi: Netanyahu më tha t’ia bëj një plan për t’i ikur përgjegjësisë për 7 tetorin
“Që nga dita e parë, kishte një pabarazi të qartë - ka mbështetje për qëllimet e luftës dhe për IDF-në, por besimi në qeverinë izraelite është në nivelin më të ulët historik”, ka sqaruar Plesner. “Ka një hendek të madh”.
Përktheu: Blerta Haxhiu