Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fauci: Përparimet teknologjike mundësuan zbulimin e shpejt të vaksinës

Doktori i njohur i sëmundjeve virusale, Anthony Fauci, u ka sqaruar të gjithë dyshuesve rreth shpejtësisë së zhvillimit të vaksinës anti-Covid. Ai ka deklaruar se zbulimi i vaksinës në këtë afat të shpejt ka të bëjë më përparimin e madh të teknologjisë dhe shkencës.

“Shpejtësia nuk ishte aspak sakrificë e sigurisë. Shpejtësia ishte pasqyrimi i përparimeve të jashtëzakonshme në shkencën e teknologjisë së platformës së vaksinave”, tha Fauci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka deklaruar se kishte investime të mëdha në krijimin e vaksinës në mënyrë që të jetë efektive dhe të shpërndahet më pastaj tek njerëzit.

"Pra, njerëzit kuptohet se janë skeptikë në lidhje me shpejtësinë, por ne duhet të vazhdojmë të theksojmë se shpejtësia nënkupton që shkenca ishte e jashtëzakonshme që na çoi këtu," tha ai.