Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohet aeroporti i Baselit

Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua të enjten pasdite për arsye sigurie. Blick raporton se një kërcënim me bombë ka detyruar aeroportin për evakuim. 

Disa fluturime janë devijuar për në aeroporte të tjera pas evakuimit.

“Ne jemi në aeroplan, por rreth 40 pasagjerë nuk ia dolën dot të hipnin. Informacioni që kemi është se ndoshta do të duhet të qëndrojmë në aeroplan për të paktën një orë. Askush nuk ka informacion të saktë”, ka thënë njëri nga udhëtarët në momentin kur u evakuan udhëtarët.

Ditëve të fundit, pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, ka pasur frikë në rritje për sulme terroriste në vendet evropiane. Në Bruksel, u vranë dy tifozë suedezë teksa po zhvillohej ndeshja kualifikuese për "Euro 2024" mes Belgjikës dhe Suedisë, në atë që u vlerësua si sulm terrorist.