Europa është përfshirë që nga dita e djeshme nga një valë të ftohti siberian, që po përhapet gradualisht në të gjithë kontinentin, ku deri tani kanë vdekur tre persona, një në Francë dhe dy në Poloni, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Temperaturat do të variojnë nga minus 10 gradë Celsius në minus 18 gradë Celsius shoqëruar me erë.
I ftohti me origjinë nga Siberia përfshiu Francën me temperatura minimale të akullta në verilindje të vendit, sipas Meteo-Francë.
Në Rusi, Qendra Kombëtare Metereologjike njoftoi se midis datave 23 dhe 28 shkurt temperatura ekstremisht të ftohta që do të përfshijnë vendin.
Gjatë mbrëmjes së djeshme temperaturat në rajonin e Moskës shkuan deri në minus 24 gradë Celsius, ndërsa në disa zona të qendrës së Rusisë termometri zbriti deri në minus 35 gradë Celsius.
Në Europën Juglindore, në Rumani u regjistruan temperatura minus 25 gradë Celsius.
Edhe
Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë
Edhe vendet fqinje të saj, përfshirë ato ballkanike, po përjetojnë temperatura të tilla.
Bukureshti urdhëroi sot mbylljen e shkollave për shkak të temperaturave dhe të dëborës së dendur.
Në qendër të Europës, në Austri dhe Hungari, por edhe në Britaninë e Madhe dhe Itali dhe Spanjë autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për shkak të këtij fenomeni të ashtuquajtur “Moskë-Paris”.