Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Eurofobi Farage sfidon Johnson për zgjedhjet e ardhshme britanike

Londër, 5 nëntor – Eurofobi Nigel Farage paralajmëroi se mund të propozojë kandidatë pro-Brexit që të parandalojë kështu kryeministrin Boris Johnson që të fitojë me shumicë zgjedhjet e ardhshme parlamentare britanike.

Gjatë një takimi në Londër, lideri i partisë së Brexit siguroi se Johnson do ta paguante shtrenjtë refuzimin e propozimit të tij për një “pakt joagresiviteti” për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Nuk do të ketë Brexit pa partinë ‘Brexit”, tha ai para qindra kandidatëve nga partia e tij, ndërkohë që vetë nuk ka kandiduar/AFP.