Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Estonia thotë se ka ndaluar një sulm hibrid nga Rusia

Estonia ka ndaluar një sulm hibrid nga Rusia, ka njoftuar kryeministrja Kaja Kallas. Ajo ka shkruar në rrjetin social X se operacioni u bë nga shërbimet e sigurisë ruse, duke thënë se Kremlini i ka cak shoqëritë demokratike.

“Estonia ka ndërprerë me sukses një operacion hibrid nga shërbimet e sigurisë ruse në territorin tonë. Ne e dimë se Kremlini po synon të gjitha shoqëritë tona demokratike. Përgjigja jonë: Jini të hapur dhe zbuloni metodat e tyre. Kjo është mënyra për të penguar veprimet e dëmshme”, ka shkruar ajo.

Drejtoresha e përgjithshme e agjencisë për siguri në Estoni, Margo Pollson, ka thënë se qëllimi i operacionit hibrid ishte të mbillte frikë dhe tension si dhe të minonte shoqërinë civile.

“Kishte plan për të sulmuar automjetet e individëve të caktuar, të cilin ne e shkatërruam. Kjo është një metodë e re ndikimi. Sipas vlerësimit tonë, Rusia nuk e arriti objektivin e saj", ka thënë ajo.

Ministria e Jashtme tha se do të thërrasë kryediplomatin rus në Estoni.

"Estonia e merr shumë seriozisht dhe ne po bëjmë çmos për të ndaluar çdo veprim ndaj shtetit tonë", ka thënë ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna.