Estonia ka vendosur që t’i largojë monumentet e luftës të epokës sovjetike nga hapësirat publike, raporton BBC.
Lëvizja ka për synim për të parandaluar ato që të “mobilizojnë më tepër armiqësi në shoqëri dhe t’i hapin plagët e vjetra” pas pushtimit rus të Ukrainës, ka thënë Qeveria e Estonisë
Një tank ikonik T-34 në qytetin Narva, që është në kufi me Rusinë, është dërguar për te Muzeu Estonez i Luftës.
Narva është qyteti i tretë më i madh i Estonisë, ku afro 97 për qind e popullatës prej 60 mijë banorëve është rusofolëse.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka rritur tensionet në Narva në veçanti, duke shkaktuar frikë në Estoni.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka thënë se Qeveria nuk do t’i japë Rusisë mundësinë që ta përdorë të kaluarën për të trazuar paqen në Estoni.
-
Estonia largon monumentin e Bashkimit Sovjetik
-
Letonia shkatërron monumentin 79 metra të lartë të epokës sovjetike
-
Estonia raporton shkeljen e hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia
-
20.000 tanke ruse të shkatërruara, Ukraina e quan “moment historik”
-
Nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë kryeministrja e Estonisë