Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përmes një dekreti ka shkarkuar ambasadoren e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tulin Erkall Kara.
Erdogani ka shkarkuar edhe krerë të tjerë të misioneve diplomatike turke në disa vende të tjera, raporton Hurriyet Daily News.
Përveç Kara, janë shkarkuar edhe 14 ambasadorë të tjerë turq në mbarë botën, respektivisht në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambia, Guatemala, Republika Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Qad, Kili dhe Sri Lanka.
Sipas dekretit, përfaqësuesit e rinj diplomatikë do të emërohen në vend të tyre ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vendimit të Erdogan./Alsat-M/
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia tërheq ambasadorin nga Tel Avivi
-
Erdogani tërheq vendimin për dëbimin e 10 ambasadorëve të huaj
-
Erdogani urdhëron shpalljen non grata të 10 ambasadorëve të huaj
-
Trumpi shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e ambasadorëve
-
Erdogan për pezullimin e tregtisë me Izraelin: Shembull për shtetet e tjera