Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani kritikohet pasi lidhi vdekjen e minatorëve me fatin

Presidenti turk është kritikuar për komentet e tij pas vdekjes së 41 minatorëve pas një shpërthimi, duke e lidhur tragjedinë me “fatin”, shkruan BBC-ja të dielën.

Komentet e Recep Tayyip Erdogan kanë nxitur protesta në Stamboll me disa që e kanë përshkruan aksidentin si “masakër”.

Personat e afërt me viktimat kanë thënë se ata për më shumë se një javë kanë thënë se kanë qenë duke e ndier erën e gazit.

Shpërthimi i së premtes në Detin e Zi la gjithashtu edhe 28 të lënduar.

Erdogani ka bërë deklaratat gjatë vizitës në provincën e Bartinit të shtunën.

“Ne jemi njerëz të cilët besojmë në planet e fatit”, u tha ai gazetarëve derisa ishte i rrethuar me punëtorët e shpëtimit. “Aksidentet e tilla do të jenë gjithmonë, ne duhet ta dimë këtë”.

Edhe Shfajësimi i Erdoganit Botë Shfajësimi i Erdoganit

Por gjithashtu ka shtuar se nuk dëshiron që të ketë “rreziqe të panevojshme”.

Por komentet e tij kanë zemëruar një pjesë të njerëzve. Lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka pyetur se në “cilin shekull po jetojmë”.

“Pse shpërthimet në miniera ndodhin vetëm në Turqi”, ka pyetur ai.