Turqia mund të mbyllë bazën ajrore në Inçirlik, që posedon kokat bërthamore të Shteteve të Bashkuara.
Mbyllja e kësaj baze mund të bëhet për shkak të kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe të një rezolute amerikane që e cilësoi si gjenocid vrasjen e shumë armenëve para një shekulli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për televizionin ANews, presidenti turk, Erdogan, ka thënë se nëse është e nevojshme do të mbyllet edhe baza Kureçik. Presidenti turk kritikoi senatin amerikan për shkak të vendimit për njohjen e gjenocidit ndaj armenëve, transmeton KTV.
Përveç problemeve me SHBA-në, Erdogani ka deklaruar se gjenerali Khalifa Haftar, që u prin forcave në lindje të Sirisë, nuk është lider legjitim i këtij shteti.