Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani inauguron aeroportin e ri në Stamboll, më të madhin në Turqi

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan e ka inauguruar të hënën aeroportin e ri në Stamboll, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 11.7 miliard dollarë, për të cilin zyrtarët kanë thënë se do të jetë njëri me më së shumti fluturime në botë, ndonëse shkaku i zvarritjeve pritet që ai të mos nisë punën deri në janar.

Aeroporti do të ketë kapacitet për t’u shërbyer 90 milionë pasagjerëve në vit, derisa kjo shifër mund të shkojë deri në 200 milion, ka thënë Erdogani.

Megjithatë, për dy muajt e parë, ai do të përdoret për vetëm disa fluturime brenda Turqisë dhe për në Azerbejxhan dhe Qipron Veriore, transmeton Koha.net.

Duke folur në ceremoninë inauguruese, Erdogani ka thënë se aeroporti do të quhet “Istanbul Airport” dhe do të avancojë më tej integrimin e Turqisë në ekonominë globale.