Botë

Erdogani i kërkon Papës të mbështesë sanksionet ndaj Izraelit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Papa Françeskut të mbështesë sanksionet kundër Izraelit, duke thënë se palestinezët do të vazhdojnë të "masakrohen" për sa kohë që bashkësia ndërkombëtare nuk e ndëshkon Izraelin.

Gjatë një telefonate të hënën me Papën, Erdogan gjithashtu ka thënë se "mesazhet dhe reagimet e vazhdueshme" nga Françesku në mbështetje të palestinezëve do të kishin një rëndësi të madhe për "mobilizimin e botës së krishterë dhe të bashkësisë ndërkombëtare", sipas një deklarate nga drejtoria e komunikimit presidencial turk.

Gjatë bisedës së tyre, Erdogani përsëriti gjithashtu një thirrje për bashkësinë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapa konkretë për t'i treguar Izraelit "reagimin dhe mësimin dekurajues që meriton", sipas deklaratës. Udhëheqësi turk ka qenë i angazhuar në një përpjekje të diplomacisë për t'i dhënë fund përdorimit të forcës së Izraelit.