Grupi më i madh mediatik turk Dogan Holding, i cili është kritik ndaj Ankarasë zyrtare, ka shitur gazetën Hürriyet, CNN Turk dhe Kanal D te konglomerati proqeveritar.
Kjo mund të forcojë mbështetjen mediatke për presidentin Recep Tayyip Erdogan, shkruan New York Times.
Përfaqësuesi i blerësit, Dmiroren Holding, ka konfirmuar blerjen për agjencinë Reuters, duke mos bërë të ditur shumën e transaksionit, transmeton KosovaPress.
Themeluesi i Dogan Holding është Ajdin Dogan, pjesëtar i establishmentit sekular në Turqi, kompaninë e të cilit Erdogan disa herë e kishte kritikuar për shkak të sulmeve ndaj Partisë të Drejtësisë dhe Zhvillimit, e cila udhëheq me pushtetin.
Artikuj të ngjashëm
-
Gazetari i Deutsche Welles arrestohet në Turqi nën dyshimin për fyerjen e Erdoganit
-
Shok në Hungari, aleatët e Orbanit blejnë mediumin më të ndjekur pak para zgjedhjeve
-
Turqia bllokon një nga transmetuesit më të mëdhenj televizivë
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes