Turqia dhe Izraeli së fundmi kanë konfirmuar se mund të bashkëpunojnë për të transportuar gaz nga Izraeli në Evropë dhe në të ardhmen do të kenë dhe bisedime në lidhje me fushën e energjetikës.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet e saj të tensionuara me Izraelin dhe vendet e tjera si pjesë e një përpjekjeje të nisur në vitin 2020.
Në një lëvizje të dukshme për të de-përshkallëzuar pas vitesh armiqësie, Erdogan njoftoi se presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Turqinë në mes të marsit.
“Ne mund të përdorim gazin izraelit në vendin tonë dhe përveç përdorimit të tij, ne gjithashtu mund të angazhohemi në një përpjekje të përbashkët për ta çuar atë në Evropë”, ka thënë Erdogan.
-
Erdogani thotë se Turqia do të mund “të ndërhyjë” në Izrael
-
Erdogan: S’kam probleme me shtetin e Izraelit, por me politikën izraelite
-
Erdogani: I gatshëm të ndihmoj në ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë
-
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin