Botë

Epoka e rrezikshme e konfrontimit të superfuqive

Pritja heroike e Meng Wangzhout të “Huaiweit” në shtëpi – që shpërfaqi edhe nacionalizmin dhe u përdor si mjet propagande për të glorifikuar presidentin Xi Jinping – spikati se si qeveria e tij nacionaliste portretizon përplasjet me vendet e tjera si përpjekje të rivalëve për të kontrolluar ngritjen e drejtë të Kinës në fuqi botërore

Kina as që po shtirej.

Lirimi i papritur i dy kanadezëve pas një marrëveshjeje diplomatike i dha fund përplasjes për drejtoreshën ekzekutive të “Huaweit”, Meng Wangzhou, e cila përballej me ekstradim nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shenjë ogurzezë e një epoke të re të konfrontimit të superfuqive.

Kanadezët ishin arrestuar me akuza për spiunazh në Kinë menjëherë pasi që Mengu ishte arrestuar në Vancouver në dhjetorin e vitit 2018. Ishte lëshuar një fletarrestim nga autoritetet amerikane në një rast që besohet se përfshinte shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit, shkruan televizioni amerikan, CNN.

Pritje heroike

Si pjesë e një marrëveshjeje të ndërlikuar me autoritetet amerikane për të neutralizuar ndjekjen penale – sipas së cilës Meng nuk ndihej fajtore, por konfirmoi se ajo kishte përfaqësuar kundërthënshëm raportin e kompanisë me një nënkontraktor iranian – Meng u lirua nga arresti shtëpiak dhe u kthye në Kinë me pritje heroine.

Dhe derisa ajo po kalonte oqeanin, dy shtetas kanadezë, Miachel Kovrig dhe Michael Spavor, morën udhë në drejtimin e kundërt. Reciprociteti i jep fund sagës që tendosi marrëdhëniet ndërmjet Kanadasë dhe Kinës, dhe Washingtonit e Pekinit.

Zbutja e krizës nuk bëri asgjë për ta lënë anash arsyen e arrestimit të kanadezëve, kështu që ata u përdorën si kusure nga Kina, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme të Pekinit se rastet ishin të ndërlidhura. Madje CNN kujton se si mediat kineze raportuan se ata u liruan me kusht për arsye mjekësore, pasi që pranuan se e kishin kryer krimin në “dëshmitë dorëshkrim” – por nuk ka pasur shenja nga Qeveria kanadeze që ata ishin deklaruar fajtorë.

Dhe pritja heroike e Mengut në shtëpi – që shpërfaqi edhe nacionalizmin dhe u përdor si mjet propagande për të glorifikuar presidentin Xi Jinping – spikati se si qeveria e tij nacionaliste portretizon përplasjet me vendet e tjera si përpjekje të rivalëve për të kontrolluar ngritjen e drejtë të Kinës në fuqi botërore.

Kushtëzimet politike

Për të qenë të drejtë, presidenti i atëhershëm, Donald Trump, nuk ndihmoi situatën kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë. Disa herë ai luajti me pretendimet e Kinës se arrestimi i Mengut ishte lëvizje politike duke implikuar se do të mund ta përdorte si mjet derisa po mundohej të arrinte marrëveshje tregtare me Pekinin.

Por mesazhi i Pekinit është i qartë, sipas CNN-it. Nëse firmat kineze nuk respektojnë sistemin legal perëndimor, atëherë do të ketë pasoja. Kjo nënkupton se qeveritë duhet të baraspeshojnë mundësinë e ofrimit të mosndëshkimit të interesave afariste të Kinës kundrejt rrezikut të ekspozimit të shtetasve të tyre ndaj reprezaljeve në Kinë.

CNN vlerëson se ky është një skenar që do të mund t’u shkonte për shtati shkëmbimeve personale, mediatike, kulturore dhe afariste ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, dhe të thellojë mendësinë e rrezikshme të Luftës së Ftohtë.

“Qorrsokak”

Pengesa më e madhe për planin ambicioz të presidentit amerikan, Joe Biden, për ta fuqizuar ekonominë dhe mirëqenien shtetërore amerikane nuk është Partia Republikane. Është vetë partia e tij.

Progresistët dhe të moderuarit në Partinë Demokrate kanë ndikuar në sprovën e tij kohore për jetësimin e dy prioriteteve që do ta përcaktojnë trashëgiminë e tij të brendshme politike, e ka pranuar vetë Bideni të premten.

Planet kërkojnë një pako prej 1 trilion dollarësh amerikanë në pajtim me republikanët dhe plani prej 3.5 trilionë dollarësh për luftimin e ngrohjes globale, kujdesit shëndetësor, edukimit dhe kujdesit për amerikanët e sëmurë dhe pleq.

“Thënë troç, demokratët progresivë në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se nuk do ta votojnë ligjin e infrastrukturës derisa liderët e partisë nuk heqin dorë prej planit të shpenzimeve. Por të moderuarit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat druajnë se vendi do të rebelohet kundër bujarisë së ngjashme dhe kërkojnë ulje të kostos dhe ambicies së pakos”, shkruan televizioni CNN. “Progresivët u kundërpërgjigjen se 3.5 trilionë tashmë përbëjnë kompromis, meqë kërkonin 6 trilionë dollarë, megjithëse nuk kanë siguruar shumicën e kongresistëve që do të tregonte se shumica e amerikanëve kërkojnë atë shumë të madhe shpenzimesh”.

Duket e pabesueshme se demokratët do të mund të sfidonin seriozisht presidencën e Bidenit. “Por derisa të dy palët po luajnë fort derisa po afrohet ultimatumi legjislativ, ende ka një mundësi në tavolinë. Përplasja tregon se shpirti i kompromisit, mbi të cilin mbështetet mbarë sistemi politik amerikan, nuk është ndarje e qartë ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, por është edhe ulje e fuqisë të së majtës”.

Progresistët besojnë se duhet të marrin hisenë e madhe të asaj që mund të jetë mundësi e vogël nga pushteti i demokratëve, për të vazhduar pastaj me kërkesën për reforma të thella. “Shumë të moderuar druajnë se prishja e kaq shumë parave mund t’u kushtojë atyre me mandatet e kongresistëve. Bideni me shkathtësi ka luajtur me kampet kur krijoi koalicionin që e çoi atë në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan CNN. “Por tani, derisa po mundohet të bëjë bashkë të dy palët rreth marrëveshjes, po dëshmohet edhe pretendimi si pajtimtari i fundit i Kongresit”. \ Analizë e CNN

Përgatiti: Rexhep Maloku