Kongresmeni amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel është rizgjedhur, pa kundërshtarë, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Demokrati Engel së fundi i ka vlerësuar këto zgjedhje si ndër më të rëndësishmet, në përpjekjen e partisë së tij për të fituar përkrahjen e Kongresit në lidhje me kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump.
Rizgjedhjen e Engelit e ka komentuar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli: Engel vazhdon të ndihmojë fuqizimin e shtetit të Kosovës
-
Kosova i gëzohet emërimit të Engelit në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë
-
Çmohet lart roli dhe kontributi i ish-kongresmenit Engel për Kosovën
-
Vdiq miku i Kosovës, Elliot Engel
-
Kurti e fton Engelin ta festojë ditëlindjen në Kosovë