Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Emri Anne Frank për trenin gjerman shkakton polemika

Operatori hekurudhor i Gjermanisë Deutsche Bahn ka mbrojtur vendimin e tij për të emëruar një tren me shpejtësi të madhe sipas viktimës së Holokaustit, Anne Frank.

Emri i Anne Frank është në mesin e 25 gjermanëve të famshëm, të zgjedhur nga një juri, pas një konsultimi publik, transmetonte REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetja konservatore gjermane, Iris Ebrel, ka shkruar në Twitter se zgjedhja e emrit është “pa shije”, sepse Anne Frank dhe hebrenjtë e tjerë janë dërguar me tren drejt vdekjes.

Por, zëdhënësja e Deutsche Bahn, Antje Neubauer, ka thënë se vajza ka qenë simbol i tolerancës.

Anne Frank po ashtu ka përfaqësuar “bashkëjetesën paqësore të kulturave të ndryshme, e cila është më e rëndësishme se kurrë në kohë të tilla si kjo”, ka thënë Neubauer.

Ditari i Anne Frank është ndër librat më të shitur në botë dhe përshkruan jetën e vajzës hebreje duke u fshehur me familjen e saj në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Familja Frank është dërguar në kampin e vdekjes Auschwitz në vitin 1944, ndërsa Anne ka vdekur më vonë në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, në moshën 15-vjeçare.

Deutsche Bahn është në pronësi të shtetit dhe pasardhëse e kompanisë Deutsche Reichsbahn, e cila ka deportuar miliona hebrenj dhe viktima të tjera të nazistëve.