Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Eksploziv i dyfishë në Romë afër ndërtesës së KB-së

Dy bomba kanë shpërthyer në Rome të Italisë afër një zyre postare dhe një ndërtese të Kombeve të Bashkuara, transmeton koha.net.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e shpërthimeve që besohet të jenë bërë pranë një hyrjeje anësore të zyrës së postës.

Franco Zelinotti, oficeri në detyrë, ka thënë se bombat janë vendosur në qese të plastikës dhe se askush nuk është lënduar nga shpërthimi i tyre.

Një veturë duket se është dëmtuar në masë të madhe nga shpërthimi, derisa forenzika shihet duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse këto shpërthime kanë lidhje me terrorizmin.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm