Qytetarët gjermanë duhet të largohen nga Ukraina nëse prania e tyre nuk kërkohet në vend, ka deklaruar të shtunën Ministria e Jashtme gjermane.
"Ne po paralajmërojmë kundër udhëtimit në Ukrainë. Nëse jeni aktualisht në Ukrainë, kontrolloni nëse kërkohet prania juaj. Nëse jo, largohuni me një njoftim të shkurtër”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar të rriten ditët e fundit mes pranisë dhe lëvizjeve masive të njësive ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës.
Konsullata e Përgjithshme gjermane Donetsk, në Dnipro, Ukrainë, është mbyllur përkohësisht me efekt të menjëhershëm, sipas njoftimi.
Largimin e qytetarëve të saj nga Ukraina e kanë kërkuar edhe disa shtete të tjera, përfshirë së fundmi edhe Shqipërinë.
-
Ukraina udhëzon shtetasit e saj që të largohen nga Rusia
-
MPJD-ja u bën thirrje kosovarëve të largohen nga Ukraina
-
Shqipëria u kërkon shtetasve shqiptarë të largohen nga Ukraina
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
-
Gjermania paralajmëron Rusinë se “ora po i ecën” për armëpushim në Ukrainë