Franca ka thënë të shtunën se ka suspenduar të gjitha shitjet e armëve Turqisë dhe ka paralajmëruar Ankaranë se ofensiva e saj në Sirinë veriore kërcënon sigurinë evropiane.
“Në pritje të përfundimit të kësaj ofensive, Franca ka vendosur të suspendojë të gjitha planet për eksportim të armëve në Turqi që do të mund të përdoreshin në këtë ofensivë. Vendimi hyn menjëherë në fuqi”, ka thënë një deklaratë e përbashkët e ministrisë së Jashtme dhe asaj të mbrojtjes, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej u tha se ministrat e Jashtëm të BE-së të hënën në një takim në Luksemburg do të koordinojnë qëndrimin e tyre, transmeton Koha.net.
Vendimi i Francës vjen pas atyre të Holandës, Norvegjisë, Finlandës e Gjermania, që kanë thënë gjithashtu se do të ndalojë shitjen e armëve Turqisë.
Sipas Reutersit, “qeveria gjermane nuk do të lëshojë asnjë licencë të re për të gjitha pajisjet ushtarake që mund të përdoren në Siri”.