Edhe 12 persona kanë vdekur në Maqedoni të Veriut nga pasojat e COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, që ka prezantuar raportin për 24 orët e fundit.
Pesë të vdekur ishin nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Struga dhe nga një prej Shtipit, Velesit dhe Gostivarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut është 132. Prej tyre 57 janë në Shkup, 19 në Tetovë e dhjetë në Kumanovë.
Janë raportuar 112 të shëruar, 42 prej tyre në Shkup.
Gjithsej në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 298 persona nga COVID-19. Janë konfirmuar 6209 raste, kurse janë shëruar 2427 persona. Numri i rasteve aktive vazhdon të rritet. Të hënën shifra e rasteve aktive ishte 3484.