Së paku 496 persona kanë humbur jetën që nga fundi i muajit korrik të vitit të kaluar kur virusi i ebolës u paraqit në Republikën Demokratike të Kongos.
Ministria e Shëndetësisë e Kongos njoftoi se gjatë shtatë muajve të fundit janë hospitalizuar 894 persona me ethe hemorragjike.
Në mesin e të hospitalizuarve janë edhe 829 raste të diagnostifikuar me infeksionin e virusit të ebolës.
Në njoftimin thuhet se 31 pacientë ende janë në spital dhe në gjendje kritike, ndërsa 302 persona janë shëruar dhe liruar nga spitali.
Në shtatë muajt e fundit në Kongo, gjithsej 85.226 njerëz janë vaksinuar kundër virusit ebola dhe fushatat e vaksinimit janë ende në vazhdim.
Edhe
Kongo raporton më shumë se 2,000 vdekje nga Ebola
Ky virus i cili shkakton ethe tropikale për herë të parë u regjistrua në vitin 1976 në Sudan dhe Kongo. Virusi në njerëz transmetohet nga kafshët.
Epidemia më e madhe e ebolës është regjistruar në vitin 2014 kur në perëndim të Afrikës vdiqën 11.300 persona.