Numri i të infektuarve me koronavirus në 202 shtete e territore tashmë ka kaluar gjysmë-milionëshin, ndërkohë SHBA-ja ka dal në krye të listës me të prekur me Covid-19.
Nga 536 mijë të infektuar sa ishin mbrëmë, sipas statistikave të nxjerra të premten në mëngjes nga Reutersi, më shumë se 60 mijë u shënuan gjatë 24-orëshit të fundit. Gati një e treta e kësaj shifre u shënuan në SHBA, ku koronavirusi ka shpërthyer me të madhe.
Në SHBA janë mbi 85 mijë raste me infeksion.
Po ashtu gjatë të enjtes, u regjistruan më shumë se 2.500 të vdekur në 59 shtete. Italia e Spanja raportuan së bashku gati 1.500 të vdekur.
Kina, ku shpërtheu ky virus, ka njoftuar se nga e shtuna do të mbyllë kufijtë për të huajt. Në këtë vend, gjatë të enjtes u shënuan 55 raste të reja dhe pesë të vdekur si pasojë e koronavirusit.
-
Numri i të prekurve me koronavirus kalon 2.5-milionëshin
-
Dy milionë të infektuar me koronavirus në botë, mbi 600 mijë vetëm në SHBA
-
Mbi 1.5 milionë të prekur me koronavirus në gjithë botën
-
SHBA-ja shënon numrin më të madh të vdekjeve për një ditë – 1.169
-
Mbi 76 milionë të infektuar me koronavirus në botë