Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E djathta europiane përjashton partinë e Viktor Orban

Pas disa vitesh kritikash mbi pozicionet ekstreme të politikës, Partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban është pezulluar nga grupi kryesor konservator i BE. Joseph Daul, presidenti i PPE, u shpreh se do pezullohet deri në një njoftim tjetër pas votimit të anëtarëve të PPE-së.

“Partia Fidesz do të pezullohet me efekt të menjëhershëm dhe deri në një njoftim tjetër pas votimit të sotëm të anëtarëve të PPE-së”.

Kjo do të thotë se partisë së tij nuk do t’i jepet asnjë e drejtë votimi dhe nuk do të ketë të drejtë të propozojë kandidatë për postet.

Orban nuk do të marrë më pjesë në takimet e nivelit të lartë me udhëheqësit e tjerë të PPE-së, – siç është Komisioni Evropian.

Artikuj të ngjashëm