Pas katër ditësh e bllokuar në baltë, një familje ka arritur të shpëtojë në një zonë të largët të Australisë. Furgoni i familjes 4-anëtarëshe, u bllokua pas shiut të dendur rreth 150 kilometra nga Oodnadatta, qytet ky më i afërti në atë zonë
Ata kërkuan ndihmë për ditë me radhë por ekipi i shpëtimit tokësor tha se mund të vonohej për shkak të përmbytjeve, raporton BBC.
Të martën autoritetet dërguan një helikopter për t’i evakuuar.
“Familja po dërgohet në Coober Pedy për të qëndruar natën dhe më pas do të bëjnë aranzhimet e tyre të mëtejshme të udhëtimit”, kanë thënë autoritetet policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Lopa u bllokua në baltë për 24 orë, ndërhyjnë autoritetet amerikane
-
Ekipet e shpëtimit nxjerrin katër persona të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Laos
-
Pesë të vdekur nga dallgët e mëdha në brigjet e Australisë
-
Zjarrfikësit në Uells shpëtojnë kalin që u bllokua në moçal
-
Kali në SHBA u shpëtua me helikopter, ishte bllokuar në baltë