Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E ardhmja “e kaluar” i kthen italianët në ara

Në një fermë të vogël në periferi të Romës punëtorët punojnë pa ndalur përgjatë shtigjeve në fushën e misrit dhe po përgatiten për korrje-shirjet e ardhshme. Ata që janë lindur në Marok, Rumani e Nigeri e dinë saktësisht se çfarë duhet të punojnë. Ama italianëve të rinj, të punësuar së voni, duhej dhënë një dorë.

“Duhet t’ia shkulni me rrënjë”, thotë pronari i fermës Massimiliano Cassina, teksa drejton gishtin kah barishtet që kanë dalë të rrënjët e misrit.

Vetëm para disa javësh Cassina, 52 vjeç, po drejtonte një fabrikë që kishte klientë ndërkombëtarë dhe që ishte e specializuar për kanotiere sportive. Por pandemia e koronavirusit që ua ka marrë jetën më shumë se tridhjetë mijë italianëve dhe ka shkatërruar ekonominë e vendit, e ka goditur fort edhe biznesin e tij. Dhe në këtë gjendje dëshpërimi ai është kthyer në njërin prej italianëve – numri i tyre së fundmi po ngrihet – që po e kërkojnë të ardhmen në të kaluarën agrare të vendit.

“Ata ma dhanë një mundësi”, ka thënë Cassina, teksa mban një maskë të kaltër, dorëza të llastikta dhe një këmishë të pambuktë kundër djersëve.

Efekti i virusit

Italia u industrializua pas Luftës së Dytë Botërore dhe më në fakt asnjëherë nuk e ktheu shikimin prapa. Por virusi ka riorientuar drastikisht shoqërinë dhe ekonomitë, duke i mbyllur punëtorët sezonalë në vendlindjet e tyre përderisa italianët të cilët punonin në tregti, industri argëtimi, modë e fusha të tjera nuk e kishin mendjen te toka.

Artikuj të ngjashëm