Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshime lidhur me rastin e parë të konfirmuar me COVID-19 në Kore të Veriu

Personi që dyshohet se është rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 në Kore të Veriut nuk ka qenë i infektuar me virus, thotë Korea e Jugut, shkruan BBC.

Personi ka ikur nga Korea e Veriut për në atë të Jugut tri vjet më parë, para se të vendoste të kthehej javën e kaluar.

Korea e Jugut ka thënë se personi ka arritur në Veri zvarrë duke kaluar nëpër një tub kullimi në një ishull jugor dhe më pas ka notuar rreth 1.6 kilometra.

Në fundjavë, Korea e Veriut ka raportuar për rastin e parë të dyshuar me COVID-19. Ka thënë se pacienti është një veri-korean që është rikthyer nga Jugu.

Të hënën ushtria jug-koreane ka thënë se 24-vjeçari ka arritur në Kore të Veriut nga ishulli Ganghwa, në afërsi të kufirit.

Lideri veri-korean Kim Jong-un raportohet se ka urdhëruar një sistem të emergjencës maksimale për të parandaluar virusin.

Edhe Koreja e Veriut krijon bindjen se COVID-i u ka shkuar përmes jashtëtokësorëve Botë Koreja e Veriut krijon bindjen se COVID-i u ka shkuar përmes jashtëtokësorëve

“Personi nuk është as i regjistruar si pacient me COVID-19, e as si person që ka qenë në kontakt me ndonjë pacient me virus”, ka thënë Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë i shëndetësisë në Korenë e Jugut, sipas Yonham.

Testet për koronavirus i janë bërë dy personave që kanë qenë në kontakt të afërt me personin dhe të dy kanë rezultuar negativë.