Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyfishohet çmimi i arit në Iran, qytetarët e blejnë për t’i mbajtur kursimet pas devalvimit

Çmimet e arit në Iran po arrijnë nivele rekorde çdo ditë, pasi qytetarët përpiqen të mbrojnë kursimet e tyre nga sanksionet e ripërtërira të SHBA-së që devalvojnë vlerën e monedhës kombëtare.

Çmimi i një monedhe ari me peshë prej 8.13 gramë arriti 36 milionë rialë (820 dollarë) të dielën, që është më shumë se dyfishi i çmimit krahasuar me janarin.