Mediet botërore raportojnë për dy sulme në Teheran dhe së paku shtatë të vrarë. Sulmi i parë u bë në Parlamentin iranian, ku ndodhi sulmi me armë zjarri. Raportohet se njëri nga të vrarët i përkiste shërbimit të sigurimit të Parlamentit.
Ministria iraniane e Inteligjencës tha se sulmi u bë nga grup terroristësh, transmeton Koha.net raportimet e medieve botërore.
TV shtetëror raporton për tetë të plagosur.
Gjithashtu ka raportime se ka pasur të shtëna me armë edhe në mauzoleumin e Ayatollah Khomeinit, themeluesit të shtetit modern të Iranit.
Forca të shumta të sigurisë ndodhen brenda dhe jashtë parlamentit.
Agjencia IRIB citon një deputet të ketë thënë se ka pasur një numër sulmuesish në ndërtesën e parlamentit, të armatosur me kallashnikov AK-47.
Edhe
Katër të vrarë nga një sulm terrorist në një tempull religjioz në Iran
“Kishte tre sulmues të armatosur, dy me kallashnikov dhe një me pistoletë të vogël,” citohet të ketë thënë deputeti Elyas Hazrati. Raportohet se ende ka të shtëna.
Po ashtu raportohet se sulmuesit po mbajnë disa persona peng.