Dy zjarre masive shpërthyen mëngjesin e së hënës në qytetin Bryansk të Rusisë, në afërsi me kufirin Ukrainas, raportoi BBC-ja.
Njëri zjarr thuhet se ndodhi në një depo nafte, ndërsa për të dytin nuk u bë i ditur, por shihet në videon e postuar nga portali bjellorus, Nexta.
Zyrtarët rusë deklaruan se nuk u regjistrua ndonjë i lënduar dhe aktualisht nuk ka plane për evakuim të zonës.
Gjithashtu nuk u dhanë arsye për zjarret.
Më herët, Rusia kishte akuzuar Ukrainën për sulme të ngjashme në depot e naftës në territorin rus.
A large fire broke out at an oil facility in #Bryansk, #Russia. pic.twitter.com/r9PKhwvMYB
— NEXTA (@nexta_tv) April 25, 2022
Artikuj të ngjashëm