Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy rajone në Itali shpallën fitoren e autonomisë

Liderët e dy rajoneve italiane, Lombardia dhe Veneto kanë shpallur fitoren në referendumet e mbajtura të dielën duke theksuar se shumica ka votuar për autonomi më të madhe.

Sipas rezultateve preliminare, më shumë se 90 për qind e qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje, e kanë rrumbullakuar “PO”-në e referendumit, transmeton Koha.net.

Siç njofton AFP, vlerësohet se dalja në votime ka qenë ndërmjet 57 e 61 për qind në Venecia e rreth 40 për qind në 40 në Lombardi, përcjell al jazeera.

evidentuar edhe sulme hakerësh që kanë shtyrë rezultatet e publikimit të rezultate përfundimtare.

Kryetari i Venetos Luca Zaia ka thënë të dielën se sapo ka filluar shkrimi i faqes së re të historisë.

Edhe Lombardia dhe Veneto të Italisë sot votojnë për autonomi të gjerë Botë Lombardia dhe Veneto të Italisë sot votojnë për autonomi të gjerë

Njëkohësisht kryetari i Lombardisë Roberto Maroni ka thënë se referendumi është një rast historik “që të dy liderët të “kërkojnë më shumë kompetenca dhe resurse ".

dy liderët janë nga radhët e Lidhje së Veriut dhe nga rajonet më të zhvilluara ekonomikisht në Itali.