Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy opozitarë rusë kërkojnë azil politik në Ukrainë

Dy figura të opozitës ruse, pjesëtarë të partisë së Alekesi Navlany, kanë kërkuar azil politik në kufirin e Ukrainës, ka thënë Shërbimi Kufitar i Ukrainës, transmeton rel.

"Burrat arritën në pikën e kontrollit dhe menjëherë kërkuan mbrojtje në territorin e Ukrainës për shkak të ngacmimeve politike në Rusi", tha më tutje ky shërbim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjentët kufitarë pas kontrollit të tyre kuptuan se të dy ishin pjesë e opozitës së udhëhequr nga Navalny, e cila është persekutuar për aktivitetin e saj politik.

Të dy burrat janë lejuar të kalonin kufirin dhe u dërguan në shërbimin e migracionit, thanë autoritetet ukrainase, pa treguar identitetin e dy personave

Navalny dhe të paktën 1.500 mbështetësit e tij janë arrestuar më 12 qershor në Moskë dhe qytete të tjera anembanë Rusisë për protesta të paautorizuara kundër korrupsionit.

Navalny u burgos për 30 ditë.