Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy deputetë indianë ndëshkohen pas rrahjes me këpucë

Dy ligjvënësve të partisë indiane në pushtet do t’u shqiptohen masa disiplinore të premten, pasi që përplasja e tyre me këpucë është bërë virale në mediet sociale.

Ngjarja ka shkaktuar turpërimin e partisë Bharatiya Janata, e udhëhequr nga kryeministri indian, Narendra Modi, në Indi, shtetin ku këpucët konsiderohen gjë e papastërt dhe përdorimi i tyre si armë konsiderohet jashtëzakonisht ofendues.

Pamjet filmike të zënkës së quajtur “rrahja me këpucë” prej medieve indiane, e shfaqin deputetin Sharad Tripathi duke e sulmuar me këpucë anëtarin e asamblesë shtetërore, Rakesh Singh Baghel, pas një debati rreth vendosjes së emrave në gurthemelin për një projekt të ri.

“Më vjen keq për incidentin dhe ndjehem keq rreth këtij”, ka thënë Tripathi.

Artikuj të ngjashëm