Qeveria e Tereza Mej tronditet sërish, Zëvendës kryeministri britanik Damian Green ka dhënë dorëheqjen pasi në kompjuterin e tij u gjet material pornografik. Vetë May u shpreh se ndihej shumë e trishtuar për këtë ngjarje
Damian Green, numri dy i ekzekutivit britanik të drejtuar nga Tereza Mej ka dhënë dorëheqjen, lajmi është konfirmuar nga Douning Street, transmeton abcnews. Zëvendës kryeministri dha dorëheqjen në lidhje me hetimin e nisur kundër tij pas gjetjes së materialeve pornografike në kompjuterin e zyrës së tij në vitin 2008. Në letrën ku kërkonte dorëheqjen Green kërkoi falje për sjelljen e tij ndërsa kryeministrja Mej u shpreh e trishtuar. Green gjithashtu akuzohet për ngacmim seksual dhe nga një aktiviste e konservatorëve
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministrja Mej lavdëroi punën e kryer nga ish krahu i djathtë i saj dhe pranoi dorëheqjen e tij të cilën e kishte kërkuar vetë ajo disa orë më parë. Për qeverinë e Maj, e cila sapo është rimëkëmbur nga rezultati zhgënjyes i qershorit dhe në tension për Brexit, kjo është një goditje e rëndë. Green është anëtari i tretë i ekzekutivit që jep dorëheqjen brenda një muaji
Në fakt ish ministri i mbrojtjes Majkëll Fallon dha dorëheqjen pas dyshimeve për ngacmime seksuale. Por dhe drejtoresha e dikasterit për zhvillimin ndërkombëtar Priti Patel u detyrua të japë dorëheqjen dy javë më parë pasi u zbulua se kishte kontakte diplomatike sekrete në Izrael, për të mbështetur ambiciet e saj personale.