Presidenti i Mianmarit, Htin Kyaw, i cili jetonte në hijen e Aung San Suu Kyi dha sot dorëheqjen me efekt të menjëhershëm, rreth dy vjet pas marrjes së funksionit, në një moment të vështirë për vendin, i akuzuar për spastrim etnik.
“Presidenti, Htin Kyaw kërkoi më 21 mars 2018 të jepte dorëheqjen nga funksionet e tij”, njoftoi Presidenca në një komunikatë të shkurtër të publikuar në “Facebook”.
Ky intelektual, djali i një poeti birman dhe mik fëmijërie i Aung San Suu Kyi, u bë në prill 2016, civili i parë në këtë post që prej dekadash.
Asnjë arsye nuk u dha nga Presidenca për të shpjeguar këtë dorëheqje, por Htin Kyaw ishte shfaqur shumë i mënjanuar këto muajt e fundit dhe spekulimet për shëndetin e tij ishin shtuar në shtyp.