Italia ka shënuar një tjetër ditë të rëndë.
Mediat italiane raportojnë të shtunën mbrëma se në 24-orëshin e fundit kanë humbur jetën 793 persona si pasojë e koronavirusit.
Ky është numri më i madh i vdekjeve për një ditë. Dje ishte raportuar për 627 të vdekur.
Tashmë numri i përgjithshëm i rasteve me fatalitet është rritur në 4.825.
Ndërkohë numri i të prekurve është rritur nga 47.021 në 53.578.
Edhe
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
Vetëm në rajonin e Lombardisë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 546 raste të vdekjeve.
Kina, ku edhe shpërtheu koronavirusi në dhjetor të vitit të shkuar, vazhdon të jetë vendi më i prekur, me mbi 80 mijë raste, por Italia ka numrin e vdekjeve më të madhin.
Artikuj të ngjashëm
-
361 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
Në Itali 853 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga 28 marsi
-
Ndërpritet trendi i rënies, në Itali 474 të vdekur nga koronavirusi për një ditë
-
Në Itali, 323 të vdekur e 2.086 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit