Sot është Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.
Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën - më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë - janë të skllavëruar. Dita ndërkombëtare kundër skllavërisë, 2 dhjetor shënon datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949), shkruan ksp.
Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që gëzojnë burrat