18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Më 4 dhjetor të vitit 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ishte mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për këtë ditë, shkruan ksp.
Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
-
Papa Leoni i bën thirrje SHBA-së të mirëpresë migrantët
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
-
Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
-
“Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025