Çdo vit, më 19 gusht, shënohet Dita Botërore Humanitare. Kjo ditë ka për qëllim të zgjojë vetëdijen për nevojën humanitare që ka në botë.
Me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës Humanitare, është raportuar se 753 milionë njerëz jetojnë në varfëri të rëndë.
Sipas të dhënave të publikuara, për shkak të fatkeqësive konfliktit dhe natyrore që janë regjistruar vitin e kaluar në botë, më shumë se 200 milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare ndërkombëtare, por rreth dy miliardë jetojnë në varfëri.
Konfliktet në Siri, Jemen dhe Sudanin e Jugut kanë bërë që miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa kjo ditë vjen në një situatë të re të krijuar në Afganistan pas rikthimit të regjimit taliban dhe me shumë njerëz që duan të ikin nga vendi pasi nuk ndjehen të sigurt.
Sipas Organizatës për Iniciativën e Zhvillimit, më shumë se 201 milionë njerëz në 134 vende të botës kanë nevojë emergjente që kanë të bëjnë me mbijetesën.
Kriza e vitit të kaluar vazhdoi këtë vit në 21 vende. Popullsia e këtyre vendeve nga viti në vit përballet me probleme të ndryshme.
Edhe
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës
Rreth dy miliardë njerëz jetojnë me një mesatare prej 3.2 dollarë në ditë. Ndërsa me një të ardhur prej 1.9 dollarë në ditë jetojnë 753 milionë njerëz në botë.
Ndihma më e madhe humanitare në vitin e kaluar u dërgua në Siri dhe pastaj në Jemen. Në 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi 19 gushtin si Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare./KosovaPress/
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
-
Pas raportit të WorldAtlas, Bajrami: Propaganda nuk e fsheh varfërinë në Kosovë
-
OKB: Mbi 32 milionë njerëz do të zhyten në varfëri si pasojë e luftës me Iranin