Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Disa vende të Ballkanit i nisin ultimatum Kroacisë

Katër vende të Ballkanit, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, i kanë bërë thirrje Kroacisë të tërheqë vendimin për rritjen dramatike të tarifave për importimin e disa produkteve bujqësore, duke kërcënuar se do të hakmerren.

Të katër vendet i kanë nisur sot ultimatum Kroacisë, pas një takimi që është mbajtur me zyrtarë qeveritarë të këtyre vendeve në Sarajevë, raporton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se fqinjët e Kroacisë “nuk dëshirojnë të hyjnë në spiralen e masave dhe kundërmasave”.

Mirëpo ai ka shtuar se ata “do të detyrohen ta bëjnë atë”, në rast se Kroacia nuk i kthen tarifat e mëparshme deri në fund të javës.

Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, për dallim prej Kroacisë, e cila i është bashkuar bllokut më 2013.