Më shumë se 300 studentë në një shkollë të mesme në Teksas, kanë marrë diplomat e tyre në përkujtim të sulmit terrorist në kampusin e kësaj shkolle.
Studentët e shkollës së mesme “Santa Fe”, diplomuan në një ceremoni të organizuar pas sulmit që la të vdekur dy mësues dhe tetë student, më 18 maj, raporton REL.
Studenti 17 vjeçar i identifikuar për sulmin ndaj shkollës, është në mbajtje. Të 328 studentët, u veshën bardhë në përkujtim të studentëve dhe mësuesve që ndërruan jetë në sulm, si dhe lansuan një video me pamje të tyre.
Ata deklaruan se kjo ngjarje i ka bërë vetëm më të fortë dhe më të bashkuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohet autori i sulmit në Texas, një 17 vjeçar
-
Të shtëna në ceremoni të diplomimit në një shkollë në SHBA, dy të vdekur
-
Dy të vrarë dhe një i plagosur në një kampus universitar në SHBA
-
17 vjeçari i dyshuar për masakrën në Teksas nën akuza për vrasje me paramendim
-
Të mbijetuarit nga sulmi në Florida kërkojnë kontroll të armëve