Kryetari i Këshillit Kombëtar të Kroatëve në Serbi, Sllaven Baçiq, thotë se në Serbi kroatët edhe sot konsiderohen si “faktor çrregullues”.
Ai i ka thënë “Novostit” të Zagrebit se numri i kroatëve në Serbi është pakësuar më shumë se për dy të tretat, transmeton Koha.net.
Sipas regjistrimit të popullsisë nga viti 1961, në Serbi jetonin rreth 196 mijë kroatë, ndërsa sipas regjistrimit të fundit më 2011 ishin vetëm 57.900 sish.