Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Digjet një shkollë në Adviivka të Ukrainës [VIDEO]

Një shkollë në Adviivka të Ukrainës dyshohet se është djegur nga forcat ruse, raportoi “TheGuardian” të martën.

Guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyryleko, deklaroi se kjo është shkolla e tretë e qytetit që u dogj nga rusët, derisa në tërë rajonin janë shkatërruar mbi 200 objekteve shkollore.

Në pamjet e publikuara nga Kyrylyenko, shihet një objekt i madh i përfshirë nga zjarri.

Edhe gjatë së martës po vazhdojnë luftimet në territorin ukrainas. Sipas mediave të huaja, Sievierodonetsku është targeti kryesor i luftimeve, ku Rusia ka grumbulluar forcat  dhe jorrallë po sulmon edhe vendbanimet e civilëve.

“Betejat 'vendimtare' po zhvillohen në zonën e Sievierodonetskut me udhëheqjen ruse që synon t'i arrijë kufijtë e rajonit të Luhanskut deri në fund të javës”, ka deklaruar zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

 

Artikuj të ngjashëm