Dhjetëra nga qindra protestues kundër qeverisjes së Partisë Social Demokrate në Rumani, të premten, u arrestuan apo lënduan në dhunën e përcjellë me gaz lotsjellës të hedhur nga Policia në Bukuresht.
Protesta ishte organizuar nga diaspora rumune që jeton dhe vepron jashtë shtetit, si pasojë e pakënaqësisë së tyre se si pushteti po qeveris me vendin. Si dhe shkallës së lartë të korrupsionit.
Disa protestues tentuan ta thyenin rrethin e sigurisë të krijuar nga kordonë të Policisë, dhe të hyjnë me forcë në ndërtesën e Qeverisë në Rumani. Çka rezultoi me arrestimin e disave.
Meqë protestuesit vazhduan me thirrjet e tyre për zgjedhje të reja të parakohshme deri në orët e vona të natës, Policia përdori kamionë me ujë dhe gaz për ti shpërndarë turmat.
Më shumë se 400 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë, transmeton kp.
Presidenti rumun Klaus Iohannis tha se pati përdorim të tejkaluar të forcës nga ana e Policisë.
Edhe
Tensione në protestën e Partisë Demokratike në Shqipëri, 25 të arrestuar e 11 policë të lënduar
"Unë dënoj fuqimisht ndërhyrjen brutale të policisë në trazira, përdorim i tepruar dhe joproporcionale i forcës ndaj veprimeve të shumicës së njerëzve në shesh," tha presidenti në faqen e tij në Facebook.
"Qeveria duhet të shpjegojë urgjentisht mënyrën si e ka menaxhuar ngjarjet e sotme”, ka thënë i pari i shtetit rumun.