Vepra më e rëndë e kryer nga gjuha e urrejtjes ishte hyrja e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, shprehen nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Nga kjo organizatë sot i prezantuan rezultatet nga hulumtimi i tyre për numrin dhe arsyet për vepra të ndryshme të kryera nga gjuha e urrejtjes. Në rritjen e numrit të këtyre veprave gjatë periudhës së kaluar ka ndikuar propaganda ndërsa arsyeja më e shpeshtë është përkatësia etnike, raporton Alsat-M.
Më së shumti incidente nga urrejtja kanë ndodhur vitin e kaluar në nëntor për shkak të përshkallëzimit të krizës politike dhe nivelit të rritur të gjuhës së urrejtjes mes partive për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve.
“Në Kuvend ndodhi vepra më e rëndë e kryer nga urrejtja. 27 prillit i parapriu niveli shumë i lartë i gjuhës së urrejtjes, nxitje dhe thirrje për dhunë. Ky është një shembull eklatant për atë se si gjuha e urrejtjes mund të përshkallëzohet dhe të prodhojë vepra më të rënda penale të kryera nga urrejtja”, deklaroi Urania Pirovska, Komiteti i Helsinkit.
-
Demolli: Gjuha e urrejtjes po vjen nga shtëpia e demokracisë, Parlamenti
-
Komiteti Helsinkut: Rritet urrejtja në baza etnike e politike në Maqedoni
-
Një vit nga dhuna e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë
-
BE kërkon vënien në jetë të Ligjit të Gjuhëve në Maqedoni
-
Ligji për shqipen nxjerr në sipërfaqe dallimet etnike në Maqedoni