Një autobus me targa të Greqisë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Për momentin ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë po tentojnë t’i nxjerrin udhëtarët e lënduar nga autobusi. Sipas Informatave paraprake janë të lënduar diku afro 20 persona.
Mësohet se 4 prej tyre veç më janë dërguar në spitalin 8 Shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë. Tani për tani nuk jepen detaje për shkaqet e aksidentit. Për shkak të aksidentit komutacioni është i rënduar dhe lëvizet vetëm në një korsi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 tek vendi i quajtur “Kulla” në afërsi të Velesit.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Vetura aksidentohet me trenin në Drenas
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi